myCard.al

Politika e Privatesise

E perditesuar me: 1 Maj 2026

1. Hyrje

Kjo Politike e Privatesise shpjegon si AG Studio ("ne") mbledh, perdor, ndan, dhe mbron informacionin ne lidhje me sherbimin e karteleve digjitale myCard.al. Duke perdorur Sherbimin, ti pranon praktikat e pershkruara ketu.

2. Informacionet qe mbledhim

Informacione llogarie: adresa email, password (i kriptuar), emri i shfaqur, dhe te dhena opsionale qe ti ofron ne profil (titull pune, kompani, bio, detaje kontakti, foto, linke).

Te dhena perdorimi: kur dikush viziton nje profil publik, ne regjistrojme eventin (vizite, klikim, save), burimin (NFC, QR, direct, share), tipin e pajisjes, sistemin operativ, adresen IP, dhe shtetin e perafert nga IP.

Te dhena teknike: tipi i browser-it, gjuha, madhesia e ekranit, dhe loget standarde te serverit (data, URL request).

3. Si i perdorim te dhenat

I perdorim te dhenat per te: operuar dhe permiresuar Sherbimin; ofruar statistika tek pronaret e profileve; autentifikuar perdoruesit; komunikuar me ty per llogarine, rinovimet, sigurine, dhe ceshtje ligjore; perputhur me detyrime ligjore; zbuluar dhe parandaluar mashtrime ose abuzim.

4. Baza ligjore (GDPR)

Per perdorues ne Zonen Ekonomike Europiane, mbeshtetemi ne keto baza ligjore: kontrate (per te ofruar Sherbimin per te cilin u regjistrove), interes legjitim (per permiresimin e Sherbimit dhe parandalimin e abuzimit), pelqim (kur ti pranon eksplicitisht Termat dhe Politiken ne regjistrim), dhe detyrim ligjor (kur kerkohet nga ligji).

5. Cookies dhe teknologji te ngjajshme

Perdorim nje numer te kufizuar cookies thelbesore te nevojshme per autentifikim dhe menaxhim sesioni. Nuk perdorim cookies reklamash apo gjurmimi. Eventet e analytics ne profilet publike ruhen ne database-in tone dhe lidhen me profilin, jo me identitetin personal te browser-it.

6. Ndarja me palet e treta

Te dhenat i ndajme vetem me ofruesit e nevojshem per operimin e Sherbimit:

- Supabase (baza e te dhenave dhe autentifikimi, hostuar ne BE)
- Vercel (web hosting, me serverat edge ne te gjithe boten)
- Ofruesi i email-it (per email-e te llogarise dhe rinovimit)

Nuk i shesim te dhenat e tua. Nuk i ndajme per qellime reklamimi.

7. Transferimet nderkombetare

Disa nga ofruesit tane (Vercel) mund t'i procesojne te dhenat jashte BE-se. Kur kjo ndodh, mbeshtetemi ne Klauzolat Standarde Kontraktuale ose mekanizma te tjere te miratuara ligjerisht per te siguruar mbrojtje adekuate.

8. Ruajtja e te dhenave

Te dhenat e llogarise ruhen aq sa llogaria jote eshte aktive. Pas mbylljes se llogarise ose 12 muaj inaktiviteti, mund t'i fshijme ose anonimizojme te dhenat. Eventet e analytics ruhen deri ne 24 muaj per qellime statistikore. Backup-et ruhen per 30 dite.

9. Te drejtat e tua (GDPR)

Ke te drejten te: aksesosh te dhenat e tua; korrigjosh te dhenat e pasakta; kerkosh fshirjen (e drejta per t'u harruar); kufizosh proceshimin; te marrësh te dhenat e tua ne format te transportueshem; kundershtosh proceshimin; terheqesh pelqimin ne cdo kohe; dhe paraqesh ankese tek autoriteti mbikqyres. Per te ushtruar keto te drejta, kontakto ne info@mycard.al.

10. Siguria

Perdorim masat standarde te industrise per te mbrojtur te dhenat e tua: kriptim HTTPS ne transit, kriptim ne ruajtje ne database, hashim password me bcrypt, autentifikim opsional me dy faktore (TOTP), siguri ne nivel rreshti ne database, dhe rate limiting kunder tentatives brute-force. Asnje metode nuk eshte 100% e sigurt; nuk mund te garantojme siguri absolute.

11. Privatesia e femijeve

Sherbimi nuk eshte i destinuar per perdorues nen 18 vjec. Nuk mbledhim me dije te dhena nga femijet. Nese zbulojme se nje i mitur eshte regjistruar, do ta fshijme llogarine.

12. Dukshmeria e profilit publik

Informacionet qe vendos ne profilin tend publik (emri, foto, kontakti, bio, portfolio, linke) jane te dukshme per kedo qe ka URL-ne. Mos publiko informacione qe nuk dëshiron te jene publike.

13. Ndryshime ne kete politike

Mund t'a perditesojme kete Politike here pas here. Versioni i perditesuar do te postohet ne kete faqe me nje date te re "E perditesuar me". Ndryshimet materiale do te komunikohen me email kur eshte e arsyeshme.

14. Kontakti

Per pyetje privatesie, kerkesa per te dhena, ose ankesa, na kontakto ne info@mycard.al ose me poste ne Ish-Bllok, mbrapa kinema Agimi, Tirane, Shqiperi.

AG Studio · Ish-Bllok, mbrapa kinema Agimi, Tirane, Shqiperi
info@mycard.al · +355 68 206 4937

Privacy Policy — myCard.al