Si funksionon MyCard,
hap pas hapi.
Nga porosia te lead i parë (kontakt i interesuar) që e ndjek me WhatsApp. Të gjitha hapat me ilustrime vizuale.
Faza 1: Pas porosisë
Konfirmimi i porosisë
Pas pagesës, merr menjëherë një email konfirmimi me detajet e porosisë dhe një link për të aktivizuar llogarinë tënde. Brenda 24 orësh, profili yt online është gati për t'u plotësuar dhe karta fizike NFC nis rrugën drejt adresës tënde.
Tip: Nëse nuk e gjen emailin, kontrollo dosjen spam ose promotional.
Aktivizimi i llogarisë
Klikon linkun në email për të vendosur fjalëkalimin tënd. Pas kësaj, hyn në dashboard duke përdorur emailin dhe fjalëkalimin që krijove. Llogaria jote është gati menjëherë — nuk pret kartën fizike për të filluar.
Plotësimi i profilit
Te dashboard, klik 'Krijo kartë' ose 'Edit' për të plotësuar të dhënat: emri, titulli, kompania, foto, biografia, telefon, email, WhatsApp, website, linket sociale dhe portfolio. Sa më i plotë profili, aq më profesional duket për klientin.
Tip: Vendos një foto profesionale me sfond neutral. Klientët kujtohen më shumë nga fytyrat sesa nga emrat.
Marrja e kartës NFC
Karta fizike NFC dorëzohet nga posta brenda 3-5 ditëve të punës në Shqipëri/Kosovë (10-14 ditë ndërkombëtarisht). Ajo është e lidhur paraprakisht me profilin tënd — sapo ta marrësh, është gati për t'u përdorur menjëherë.
Tip: Karta funksionon edhe pa internet për të çelur profilin (përmes NFC), por dashboard-i kërkon lidhje interneti.
Faza 2: Përdorimi i kartës
Si funksionon karta në praktikë
Klienti afron telefonin e tij te karta (kontakt NFC) ose skanon QRCode-in në pjesën e prapme me kamerën. Profili yt hapet menjëherë në browser-in e telefonit të tij — pa app, pa shkarkim. Funksionon në iPhone (XS e më të rinj) dhe pothuajse të gjithë Android-ët moderne.
Tip: Për telefonat pa NFC, QRCode-i është gjithmonë alternativa që funksionon.
Si ta përdorësh në një takim
Në fund të takimit, kur klienti pyet 'si të kontaktoj?', ti i jep kartën — ai e prek telefonin ose e skanon. Profili yt hapet me të gjithë informacionin. Klienti ruan kontaktin tënd me një klik dhe (nëse aktivizohet Exchange Contact) lë edhe numrin e tij.
Tip: Mos thuaj 'do flasim'. Trego kartën, prek telefonin, lëre klientin të skanojë. Veprimi konkret zëvendëson premtimin.
Si ta përdorësh në evente
Para një eventi, krijo një 'Event' në dashboard (hapi 10). Printo QRCode-in e atij eventi dhe vendose në standin tënd, ose ndaje linkun në grupe WhatsApp/Instagram para se të fillojë. Çdo person që hap profilin përmes atij linku regjistrohet automatikisht në atë event.
Tip: Përdor QRCode-in e Event-it për stand-in fizik dhe linkun për posterët social. Të dy ndjekin të njëjtin event në dashboard.
Faza 3: Dashboard & Leads
Shiko statistikat e profilit
Te dashboard-i kryesor sheh sa njerëz kanë hapur profilin tënd, sa kanë klikuar WhatsApp/telefon/email, sa kanë ruajtur kontaktin tënd dhe sa leads (kontakte të interesuara) janë regjistruar. Të gjitha këto ndahen edhe sipas burimit, qytetit dhe pajisjes.
Përgjigju leads të rinj
Kur dikush plotëson Lead Capture form-ën në profilin tënd ose ndan kontaktin përmes Exchange, ai shfaqet në seksionin 'Leads' me status automatik HOT / WARM / COLD bazuar në sa informacion ka dhënë. Klikon mbi lead për të parë detajet, vendos shënime dhe bën follow-up me një klik.
Tip: Reago brenda 1 ore për leads HOT. Konvertimi bie 80% nëse pret 24+ orë.
Krijo një Event për ROI tracking
Te dashboard → 'Event ROI' → 'Event i ri'. Vendos emrin, datën, vendin dhe koston e pjesëmarrjes. Sistemi gjeneron një QRCode dhe link unik për këtë event. Të gjitha leads që vijnë përmes këtij linku tagohen automatikisht me eventin. Pas eventit, sheh sa leads erdhën, sa konvertuan, dhe çfarë ROI ka pasur.
Tip: Krijo Event për çdo aktivitet të madh — konferencë, panair, prezantim, takim grupor. Pas 3 muajsh ke të dhëna konkrete cilat aktivitete vlejnë.
Faza 4: Vazhdimi
Rinovimi pas vitit të parë
Pas 12 muajve, plani PRO rinovohet me €49.90/vit. Ne të kontaktojmë para skadimit për të konfirmuar rinovimin. Karta fizike NFC mbetet e jotja — nuk dërgohet kartë e re në rinovim. Vetëm shërbimi online (profil, dashboard, lead capture, analytics, përditësime) është që kërkon abonim aktiv.
Mbështetje dhe ndihmë
Nëse ke pyetje, ndeshesh me ndonjë problem ose dëshiron sugjerime për përdorim më të mirë, mund të na kontaktosh përmes WhatsApp (përgjigja brenda 1 dite pune) ose email në info@mycard.al.
Gati për të filluar?
Hyr në dashboard-in tënd ose, nëse nuk ke ende llogari, merr ofertën speciale MyCard PRO.
Ke pyetje? Na shkruaj në WhatsApp →
